Agjencia Zhurnal.mk.

Turi ballkanik/ Ndalesa e parë në Shqipëri, Von der Leyen më 28 shtator në Tiranë

Shkup, 24 shtator – Ballkanin Perendimor me vizitën në Shqipëri. Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në 28 shtator, dhe më pas do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

 

Ne 29 shtator, Von der Leyen do të vizitojë Kosoven, Malin e Zi dhe Serbinë dhe ne 30 shtator Bosnjë Hercegovinën.


Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentes. Eric Mamer, kryezëdhënësi i Komisionit Europian, është shprehur se gjatë vizitës së saj në rajonin e Ballkanit Perendimor, presidentja Von der Leyen do të rikonfirmojë perspektiven europiane te vendeve te rajonit dhe angazhimin e Bashkimit Europian ndaj tyre.

Vizita do të orojë mundësinë për të diskutuar një sërë çështjesh, pêrfshirë edhe planin ekonomik dhe të investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe asistencën shtatëvjeçare IPA III 2021-2027. Presidentja do të ndalet gjithashtu te evolucioni i çdo vend i Ballkanit Perêndimor, përfshirë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë. 

Related posts

Dimitrov: Propozimi i Portugalisë është bazë e mirë

D V

Përkeqësohen marrëdhëniet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë

D V

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More