Agjencia Zhurnal.mk.

Tupançevski vizitoi burgun, gjykatën dhe Prokurorinë e Kumanovës

Kumanovë, 17 qershor – Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tipançeski sot i vizitoi burgun e Kumanovës, Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës, kumtuan sot nga Ministria e Drejtësisë.

Gjatë vizitës së punës, Tupançevski u takua me drejtorin e burgut Kumanovë, Nenad Cvetkoviq, me të cilin kanë biseduar për situatën në këtë burg, kushtet e vuajtjes së dënimit, problemet me të cilat përballen të punësuarit.
Bëhet fjalë për një institucion nga lloji gjysmë i hapur me kapacitet prej 250 personave në kuadër të së cilit funksionon edhe reparti i hapur në Kriva Pallankë.
Tupançevski sot u takua edhe me kryetaren e Gjykatës Themelore Kumanovë, Snezhana Manev, ndërsa e vizitoi edhe PTHP-në ku bisedoi me prokuroren themelore publike, Teuta Bediu Ramadani.
“Në takimet, ministri u informua për situatat në këto institucione, ndërsa të punësuarve u është thënë se Ministria e Drejtësisë përmes reformave në gjyqësi, kujdeset për avancimin e të drejtave të tyre. Dëshmi për këtë është pakoja prej katër ligjeve të cilat Qeveria kohë më parë i ka miratuar dhe me të cilat rriten pagat për 15 për qind”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy