Agjencia Zhurnal.mk.

Tupançevski për vizitë zyrtare në Sloveni

Lubljanë, 20 Shtator – Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski nga data 21-22 shtator 2022 do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

 

Më 21 shtator ai do të zhvillojë një takim me ministren e Drejtësisë së Sllovenisë, Dominika Schwartz Pipan. Pas takimit të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të vizitës, ministri Tupanceski do të takohet edhe me Damian Florjançiq, kryetar i Gjykatës Supreme të Sllovenisë, Bojan Majcen, drejtor i Administratës së Burgjeve dhe Danijela Mrhar Preliq, drejtoreshë e Administratës së Sprovës.

Ministri Tupanceski më 22 shtator do të vizitojë Prokurorinë Supreme të Shtetit, ku do të ketë takim me prokurorin publik të shtetit Drago Šketa.

Janë planifikuar takime edhe në Këshillin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillin Gjyqësor të Sllovenisë, ndërsa në kuadër të vizitës në Slloveni, do të takohet edhe me ministren pa resor për digjitalizim Emilia Stojmenova Duh.

Related posts

Petkov më 18 janar vjen në Maqedoni, Shkupi dhe Sofja të gatshëm për dialog konstruktiv

Z.H

Rritet intensiteti i komunikacionit, në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa

Xh M

Zgjerohet hetimi kundër ish Sekretarit gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More