Agjencia Zhurnal.mk.

Tuchel për Brojen: Ai është lojtari ynë dhe nuk kemi interes ta shesim

Futbollisti, pas huazimit nga Southampton, është kthyer te “blutë”, ndonëse pritet që kjo periudhë në “Stamford Bridge” të mos jetë shumë e gjatë.

Gjithsesi, kështu nuk po thotë “timonieri” i ish-kampionëve anglezë duke thënë se aktualisht nuk po mendojnë ta shesin shtatlartin shqiptar.

“Broja është lojtari ynë. Tash për tash nuk kemi interes ta shesim. Ai është këtu ta tregojë veten”, tha ndër të tjera gjermani.

“Blutë” së fundi u përforcuan me Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibaly, fakt ky që tregon se dikush nga skuadra e tanishme mund ta lërë klubin londinez së shpejti.

Related posts

Shkëndija pëson humbje në shtëpi nga Mura në Ligën e Kampionëve

D V

Napoli, pos Kepas, interesohet edhe për Navasin

Lea Muslija

Profesori i matematikës në Oxford e vendos Ronaldon si më të mirin e të gjitha kohërave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More