Agjencia Zhurnal.mk.

Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United

Chelsea mori një pikë ndaj Manchester United në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

 

The Blues dominuan takimin ndaj Djajve të Kuq, mirëpo nuk arritën të marrin më shumë se një pikë.

Thomas Tuchel u nda shumë i kënaqur me këtë pikë, duke analizuar takimin se ku ngecën dhe ku dolën përpara.

“I lumtur me performancën. Pashë përpjekje të mëdha, intensitet të madh. Kishim kaq shumë rikuperime të topit në gjysmën e kundërshtarit. Ne bëmë presion të madh dhe kontrolluam kundërsulmet e tyre”, deklaroi gjermani pas ndeshjes për “Sky Sports”.

“Ne ishim të guximshëm përball tyre. Nëse nuk shënon, gjithmonë je pak mbrapa sepse e ndjen se je skuadra më e fortë, sidomos kur luan në pjesën e kundërshtarit”.

“Kemi pasur dy-tre raste të mira që duhet t’i kishim shfrytëzuar, por në përgjithësi jam shumë i lumtur. Isha pak i befasuar, sepse kishim aq shumë rikuperime të topit, por kjo nuk i kthye pastaj në një rezultat pozitiv”, shtoi më tej Tuchel.

Chelsea është lider i tabelës në Ligës Premier me 30 pikë pas 13 ndeshjeve.

Related posts

Liverpooli mëson çmimin e çmendur që Dortmundi kërkon për Bellinghamin

D V

Bellerin bën presion për t’u bashkuar me Interin

D V

Liverpooli përgatitet të shpenzojë shumë për Pedrin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More