Agjencia Zhurnal.mk.

Tryezë e rrumbullakët me temë “Dhuna me bazë gjinore” organizuar nga OSBE mbahet në Shkup

Shkup, 15 dhjetor – Tryezë e rrumbullakët me temë “Dhuna me bazë gjinore”,si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të drejtësisë penale për të luftuar dhunën me bazë gjinore në Evropën Juglindore”, organizuar nga OSBE, mbahet sot në Shkup.

Këshilltari për reforma policore nga Sekretariati i OSBE-së, Bjorn Tore Saltvik, theksoi se ky projekt synon të trajtojë dhunën me bazë gjinore duke e vënë viktimën në qendër dhe theksoi se projekti tashmë është prezantuar në Hungari, Rumani dhe Bullgari.

“Qëllimi ynë është ta zgjerojmë temën sepse nuk bëhet fjalë vetëm për dhunën në familje, por fatkeqësisht në të gjitha këto raste viktima është zakonisht gruaja”, tha Saltvik.

Ai theksoi se përveç llojeve të tjera të dhunës, këtu përfshihet edhe dhuna onlajn, e cila është shumë aktuale dhe e shpeshtë sot.

“Ky projekt bazohet në Konventën e Stambollit dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në projekt e kanë nënshkruar konventën”, shtoi Saltvik.

Agjenda e tryezës së rrumbullakët përfshin dy panel sesione që synojnë të trajtojnë të kuptuarit e dhunës me bazë gjinore, format dhe ndikimin e saj, si dhe udhëzime për raportimin e dhunës me bazë gjinore, më pas dy punëtori kushtuar parimeve etike gjatë raportimit në media, si dhe një shfaqje teatrale e grupit të aktrimit Qendra për edukim rinor nga Bosnja e Hercegovina.

Related posts

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

D V

Ali Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

D V

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy