Agjencia Zhurnal.mk.

Trimror Selimi, ylli i ri që po shndrit në futbollin e Kosovës

Futbolli i Kosovës ka pasur dhe vazhdon të ketë futbollistë jashtëzakonisht të talentuar, që synojnë daljen në klubet me emër në Evropë, por edhe ta përfaqësojnë vendin e tyre në nivel ndërkombëtar.

Njëri prej futbollistëve që po shkëlqen këtë edicion në elitën e futbollit kosovar është edhe Trimror Selimi, i riu llapjan që momentalisht aktivizohet tek skuadra nga Lipjani, Ulpiana, raporton FrontOnline.

Selimi që mban numrin 77 në fanellë është shndërruar në një ‘diamant’ për Ulpianën, por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi.

Me paraqitjet dhe spektaklin e treguar në fushën e lojës në stinorin vjeshtor, 20-vjeçari ka ‘rrëmbyer’ zemrat e tifozëve të Ulpianës dhe ka rënë në sy të të gjithëve.

Trimrori i ishte bashkuar Ulpianës nga Prishtina në gusht të vitit të kaluar, derisa ka edicion ka treguar potencialin e tij të vërtetë.

Në 12 paraqitje këtë edicion, futbollisti ofanziv i Ulpianës ka kontribuuar me dy gola, derisa me lëvizjet e tij, ua ka ‘vështirësuar’ mjaft shumë punën futbollistëve kundërshtar.

Padyshim se Trimrori është është një yll që po shndrit në futbollin e Kosovës, andaj një ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees në të ardhmen e afërt nuk do të ishte befasi.

Related posts

Geer: Nuk e di a do ketë propozim më të mirë se ky francez

Xh M

Propozimi plotësues i Buxhetit për vitin 2023 në seancë plenare

Z.H

Kuvendi, shumë shpenzime për pak punë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More