Agjencia Zhurnal.mk.

Tribunë “Të barabarta, aktive, me zë të lartë”, në organizim të Forumit të gruas të LSDM-së

Shkup, 8 mars – Forumi i gruas së LSDM-së sonte organizoi tribunë “Të barabarta, aktive, të zëshme”, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi.

Politikat tona janë kahëzuar  drejt barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë, duke i përfshirë edhe për gratë dhe burrat veçanërisht në pjesën e vlerësimit të punës, porositi anëtarja e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së dhe ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.Ajo është e kënaqur që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilën udhëheq dhe Qeveria që nga muaji i parë i mandatit kanë arritur ta miratojnë Ligjin për pagë minimale, e cila tani arrin 18.000.

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, e cila gjithashtu mbajti fjalim në tribunë theksoi se LSDM si parti është pionier në atë që do të thotë përparim i pozitës së gruas dhe duke vënë një piedestal mbi atë që do të thotë të drejtat e grave.Në tribunë morën pjesë edhe Snezhana Kaleska-Vançeva, kryetare e Forumit të gruas në LSDM, (moderatorja), Dalila Çekiq, anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së dhe Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy