Agjencia Zhurnal.mk.

Tribunë e MPPS-së: Përmes mundësive të barabarta për të gjithë, drejt një shoqërie të barabartë gjinore

Shkup, 5 qershor – Mundësi të barabarta për të gjithë, mbështetje, bashkëpunim, fuqizim ekonomik dhe rregullatore e favorshme janë konkluzionet e ngjarjes “Shoqëri e barabartë gjinore, kusht për realizimin e ëndrrave tona” organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, kur flasim për barazi gjinore, flasim për mundësi të barabarta, të drejta dhe qasje në resurse për të gjithë.

“Po flasim për parandalimin e dhunës, fuqizimin ekonomik të gruas dhe respektimin e të drejtave të njeriut të çdo qytetari”, tha ajo.

Trençevska theksoi disa mundësi të ofruara nga Ministria për përfshirjen e të rinjve në shoqëri dhe theksoi Konventën e Stambollit si të rëndësishme në përkushtimin për barazi gjinore.

Propozimi i ri për një Ligj për marrëdhënie të punës, i cili mbulon punën nga shtëpia dhe punën në distancë, është veçuar si diçka që tërheq të rinjtë dhe është një përfitim i rëndësishëm për procesin e punës.

Kryetarja e Asociacionit të Maqedonisë për e-commerce, Nina Angelovska, në ngarje i ndau fillimet e saj me “Grouper” dhe theksoi se çelësi i suksesit është të bësh atë që e do.

Angelovska theksoi se në fillim të karrierës së saj nuk ka qenë e diskriminuar në bazë gjinore, por, siç tha ajo, “ne ende jetojmë në botën e burrave”.

Sipas saj, që një grua të ketë sukses, duhet të punojë më shumë dhe ajo që na bën të ndryshëm nuk është gjinia, por njohuria.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ndau të dhëna statistikore për komunën, duke theksuar se shumica e udhëheqësve të drejtorive janë gra. Sipas tij, barazia gjinore mund të arrihet vetëm me akte dhe aktivitete për njohje dhe promovim, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë.

“Vetëm përmes shembujve mund t’u mësojmë të rinjve se cilat janë vlerat e vërteta”, tha ai.

Sara Milenkovska, një aktiviste rinore e cila është pjesë e rrjetit mentorues “Stella” që ofron mundësi për zhvillim profesional të grave, veçanërisht në zonat rurale, beson se barazia gjinore është për të gjithë.

“Ne duhet t’i ndryshojmë gjërat së bashku, aq më tepër që të gjithë marrim pjesë në prodhimin e pabarazisë dhe dhunës”, tha ajo.

Në këtë aktivitet u zhvillua një diskutim me të rinjtë të pranishëm në Qendrën Kulturore Rinore. 

Related posts

Babai i Vanjës në gjykatë – kërkohet paraburgim!

Xh M

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Xh M

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Xh M