Agjencia Zhurnal.mk.

Tri raste të dhunës në familje në Gjakovë – një femër kanos ish burrin, prindërit i bëjnë presion vajzës dhe bashkëshorti nga Gjermania kanos gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në Gjakovë, në 24 orët e fundit.

 

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në një rast një grua ka kanosur ish burrin, rasti tjetër ka të bëjë me presion ndaj vajzës dhe i treti, burri nga Gjermania kanos gruan përmes telefonit.

Gjakovë, 11.11.2021 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta përmes telefonit kishte kanosur ish burrin e saj kosovar. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 11.11.2021 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë bërë presion verbal ndaj vajzës së tyre viktimës femër kosovare. Është njoftuar punëtori i QPS dhe pasi që viktima nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt

Gjakovë, 11.11.2021 – 16:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari jeton në Gjermani. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima së bashku me fëmijët e saj është vendosur në vend të sigurt. Rasti vazhdon të hetohet.

Related posts

Një banor i Haraçinës në mënyrë të paautorizuar ka poseduar municion, MPB paralajmëron padi penale

D V

Arrestohet një person në Lipjan, rrahu ish të dashurën nga Maqedonia e Veriut

D V

Është konfiskuar drogë në automjet të MPB-së në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More