Agjencia Zhurnal.mk.

Tri OJQ egjiptiane përmes një letre drejtuar Kurtit, kërkojnë largimin nga akronimi RAE

Organizatat e shoqërisë egjiptiane përmes një letre i janë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

 

Në letër thuhet se këto organizata vazhdimisht kanë kërkuar nga liderët tanë politik, që të lobohet edhe në qeveritë e mëparshme për largimin e komunitetit tonë egjiptian kosovar nga strategjia e ashtuquajtur RAE, e cila sipas tyre nuk prodhoi asnjë efekt tek komuniteti.

Ndërkaq, përkundër insistimeve thonë se vazhdimisht janë refuzuar.

“Organizatat e shoqërisë civile egjiptiane në Kosovë, së bashku me aktivistët e komunitetit të egjiptianëve në Republikën e Kosovës, me vite të tëra janë angazhuar me sinqeritet dhe përkushtim, për të ndihmuar dhe kontribuar në përpjekjet për shtet-ndërtim dhe gjithëpërfshirje në Kosovë. Ne jemi angazhuar me përkushtim të madh në kultivimin e parimeve demokratike dhe gjithëpërfshirëse të transparencës, dhe llogaridhënies, për një shoqëri multientike dhe multikulturore. Ne e dimë se e vetmja mënyrë për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mbështetet mbi parimin, pranimin dhe kultivimin e multietnicitetit të tërësishëm. Ne vazhdimisht kemi kërkuar nga liderët tanë politik, që të lobohet edhe në qeveritë e mëparshme të Republikës së Kosovës, për largimin e komunitetit tonë egjiptian kosovar nga strategjia e ashtuquajtur RAE e cila nuk prodhoj asnjë efekt tek komuniteti ynë, por të cilët vazhdimisht e kanë refuzuar këtë gjë”, thuhet në letër.

Tutje thuhet se “përfshirje në këtë kuadër filloj të bëhet e rrezikshme, duke na shndërruar kësisoj në një komunitet të ri që akoma quhet komuniteti RAE e që nuk është fare e pranueshme për neve, pasi dallimet tona janë të mëdha dhe të ndryshme. Me këtë përfshirje ne nuk u ndjeheshim komod në shtetin tonë demokratik, sepse na u mohu e drejta jonë elementare për vetë deklarim si etni”.

Sipas organizatave në fjalë, strategjitë e kaluara që bënin pjesë edhe egjiptianët si komunitet nuk kanë qenë fare efektive, sepse nuk ishin të bazuara në nevojat jetike si grup etnik.

“Për më tepër, ne organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kemi qenë shumë aktive në kundërshtimin e çdo përpjekjeje për të nxitur përçarje mbi baza etnike, pasi qëllimi ynë gjithnjë ka qenë dhe mbetet i tillë që të integrohemi me shumicën dhe t’i kalojmë paragjykimet mes vete, sepse ne mendojmë se vetëm në këtë mënyrë do t’i kontribuojmë dhe të kemi harmoni ndëretnike. Strategjitë e kaluara që bënim pjesë edhe ne si komunitet nuk kanë qenë fare efektive, sepse nuk ishin të bazuara në nevojat tona jetike si grup etnik, ku shembull konkret e kemi se mbi katër vite është punuar në kurrikulën për gjuhën rome, kurse ne egjiptianët kosovar gjuhë amtare kemi gjuhën shqipe, ku e dimë se të gjithë ishin fokusuar në këtë çështje, por nuk kishte fare të bënte me neve dhe realitetin tonë faktike dhe në këtë formë janë shpërfillur haptazi dhe në vazhdimësi të gjitha qëllimet dhe objektivat tjera siç janë arsimimi,trajnimet profesionale, strehimi, socio ekonomia e kështu me radhë”, vazhdon letra.

Më tej ky komunitet kërkon sa më parë të mbështetet fillimi i përpilimit të strategjisë, duke u bazuar në nevojat bazë dhe të prekshme për vetë komunitetin dhe nga vetë komuniteti.

“Tani në Kosovë ka filluar një rrezik shumë me i madh për ne si etni duke na kategorizuar si Gjipsi nga një organizatë e pa vetëdijshme që ka filluar një Strategji si “Antigjipsizmi” , ku Egjiptianët Kosovar nuk kanë fare të bëjnë me këtë grup ku edhe për vetë Romet është term racist dhe pezhurative”.

Prandaj:

“Ju bëjmë thirrje që të përkushtoheni sa më parë me institucionet përgjegjëse me rolin tuaj si kryeministër i vendit;

Të filloj inicimi i Strategjisë për egjiptianët kosovar me grupe punuese duke i harmonizuar qëllimet dhe objektivat e prekshme për komunitetin,
Me shoqërinë civile, qytetarët, aktivistët , politikanët dhe me institucionet e Republikës së Kosovës.
Krijimi i planeve të veprimit komunale për komunitetin egjiptian.

Ne si shoqëri civile jemi të brengosur për gjendjen e komunitetit, ku akoma pas këtyre viteve kemi probleme me braktisjen e shkollës, kushtet e rënda ekonomike, mungesa e infrastrukturës në vendbanime, bursat për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentë.

Ju falënderojmë për vëmendjen tuaj dhe shpresojmë që të merrni vendimin e duhur, sot po ju shkruajmë pikërisht me 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për vendin tonë të dashur”, thuhet në letër.

Organizatat e shoqërisë egjiptiane dhe në emër të shumë aktivistëve:
OJQ NPU – Nisma për Paqe dhe Unitet
OJQ NB
OJQ BEC

Related posts

Konfiskohen mbi 83 kilogramë heroinë, Sveçla thotë se janë arrestuar dy persona

D V

Endriti publikon foto të Thaçit me krerët e SHBA-së: Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën

Redaksia

Ish-polici Naim Rudari analizon krimin në Gllogjan: Vrasje e porositur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More