Agjencia Zhurnal.mk.

Tri mënyrat se si mund të luajë Man Utd me Cristiano Ronaldon këtë sezon

Dymbëdhjetë vjet pasi shkëmbeu Anglinë me Spanjën, Manchester United befasoi të gjithë duke e rikthyer Cristiano Ronaldon përsëri në Old Trafford.

Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer, kohëve të fundit e cilësoi 36-vjeçarin si “lojtari më i madh në botë ndonjëherë”, por shumë kanë pyetur se si do të përshtatet portugezi në skuadrën e Untiedit të mbushur me yje.

Tashmë në dispozicion të tij, trajneri norvegjez ka mundësi të shumta për sulmin, me Mason Greenwood, Jadon Sancho, Marcus Rashford dhe Anthony Martial.

Ironikisht, Unitedi ka kërkuar një zëvendësim afatgjatë për 34-vjeçarin Edinson Cavani, por në vend të kësaj ka sjellë Ronaldon, që është afër të mbush 37 vjet.

Mediat angleze i kanë hedhur një vështrim të tri mënyrave se si mund të rreshtohet Unitedi pas transferimit të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

4-3-3

Në këtë formacion, Ronaldo do luante në qendër të sulmit, i mbështetur nga Sancho dhe Rashford nga krahët.

Paul Pogba dhe Bruno Fernandes do ishin pas tyre në mesfushë, së bashku me Fredin si mesfushor me tipare mbrojtëse.

4-2-3-1

Në këtë rreshtim, portugezi përsëri do të ishte në qendër të sulmit, por kësaj radhe i mbështetur nga krahët nga Sancho dhe Pogba, ndërsa Bruno do ishte pas shpinës së tij si një sulmues i dytë apo në rolin e 10-shit.

Në mesfushë, parashihet të jenë Fred dhe Scott McTominay.

3-4-1-2

Ky formacion mund të përdoret më shpesh nga Solskjaer këtë sezon dhe Ronaldo do luante në majë të sulmit së bashku me Greenwood, ndërsa pas shpinës së tyre do ishte Bruno Fernandes.

Mesfusha do të përbehej Pogba dhe McTominay, ndërsa Aaron Wan-Bissaka dhe Luke Shaw do luanin nga krahët.

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky