Agjencia Zhurnal.mk.

Trepça ’89 fiton me përmbysje derbin e madh lokal, Vushtrria ndalet nga Fushë Kosova

Pas një pushimi të gjatë, Liga e Parë e Kosovës në futboll është rikthyer në aksion.

Sot në program ishin dy takime tejet interesante, hapëse të xhiros së 15-të, shkruan Gazeta Olle.

Në Grupin A u zhvillua derbi i madh lokal ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89, të cilën e fitoi ’89-shi me përmbysje të rezultatit, 1-3.

Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me golin e Ardian Nezirit (9′), mirëpo mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë me golat e  Fatmir Rexhaj (69′), Egzon Elshani (80′) dhe Rilind Nimani (89′).

Me këtë fitore, ’89-shi vazhdon të prijë në renditjen tabelare me 30 pikë.

Duel interesant u zhvillua edhe në Grupin B, ku u takuan Vushtrria dhe Fushë Kosova.

Kjo ndeshje u mbyll me barazim pa gola, 0-0.

Me këtë barazim, vushtrriasit rrezikojnë të humbin kreun në rast të fitores së Ferizajt.

Në anën tjetër, Fushë Kosova mbetet në mesin e tabelës. /Gazeta Olle/

Related posts

Në 10 vitet e fundit përgjysmohet numri i prodhuesve të duhanit

Z.H

Llapi përfundon në Disipinor, kjo është arsyeja

Redaksia

Takim i bujqëve me përfaqësues të MBPEU-së dhe FSHBU-së

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More