Agjencia Zhurnal.mk.

Trepça ’89 pret Ballkanin në ndeshjen e mbetur nga xhiro e tretë

Trepça ’89 dhe Ballkani përballen sot (e mërkure) për ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tretë në Albi Mall Superliga.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Skuadra mitrovicase është në vendin e nëntë me 18 pikë dhe një fitore do t’i largonte nga zona që shpien në Ligën e Parë

Në anën tjetër, Ballkani tenton të ngushtojë diferencën me Dritën, pasi gjenden në vendin e dytë me 33 pikë, pesë më pak se skuadra gjilanase.

Aktualisht, skuadra nga Suhareka ka tri ndeshje më pak të zhvilluara në elitën e futbollit kosovar, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Ligën e Konferencës.

Related posts

Bisedë telefonike e Pendarovskit me sër Stjuart Piç, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

D V

Nesër Kovaçevski pret në takim Mickoskin

Xh M

Gir: Nëse nuk e ndryshoni Kushtetutën procesi negociues do të ndërpritet

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More