Agjencia Zhurnal.mk.

Treni ka goditur disa emigrant në hekurudhën Shkup-Gjevgjeli, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Shkup, 11 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar për një rast, ku një tren transportues ka goditur disa emigrantë dhe si pasojë njëri ka vdekur, kurse 5 të tjerë janë lënduar.

 

“Më 11.07.2021 në ora 00:40 është denoncuar se në hekurudhën Gjevgjeli – Shkup, në afërsi të stacionit hekurudhor në Krivollak, në fatkeqësi hekurudhore në të cilën kanë marrë pjesë treni transportues i cili ka qenë duke qarkulluar në relacionin Gjevgjeli – Shkup, janë lënduar disa emigrantë, kurse një person pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Lëndime të rënda kanë marrë dy persona, kurse lëndime të lehta tre të tjerë, të konstatuara në spitalin e Velesit, Negotinës dhe Kavadarit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Gjashtë emigrantë të tjerë të palënduar u janë dorëzuar policëve për procedurë të mëtutjeshme dhe është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga prokurori publik dhe nga ekipi kontrollues i Stacionit Policor në Negotinë.

Related posts

Petrovska fillon konsultime për vazhdimin e transformimit të sistemit për mbrojtje

Z.H

Ka përfunduar karvani i vaksinimit, interesimi më i madh në NovoSellë dhe Strumicë

Xh M

Shilegov: Nga 150 në 200 euro shpenzime më të ulta vjetore për prindërit me fëmijë në kopsht ose shkollë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More