Agjencia Zhurnal.mk.

Treni i rregullt Kinë-Europë u jep gjallëri të re lidhjeve tregtare Kinë-Gjermani

Në mars 2011 filloi shërbimi i trenit të rregullt Kinë-Europë nga Chongqing-u në Duisburg të Gjermanisë (Chongqing-Xinjiang-Europë). Gjatë 10 vjetëve, janë bërë afro 7600 udhëtime në këtë linjë dhe treni i rregullt ka luajtur një rol pionieri dhe shtylle, duke u dhënë gjallëri të re lidhjeve tregtare dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta mes Kinës dhe Gjermanisë.

 

Duisburgu është një terminal i rëndësishëm hekurudhor dhe është qyteti i parë europian që vendosi lidhje miqësore me një qytet kinez. Kryebashkiaku i Duisburgut Sören Link thekson se, që prej vitit 2014 bashkëpunimi konkret mes Duisburgut dhe shumë qyteteve kineze është thelluar më tej. Nga viti 2014 deri më tani, numri i ndërmarrjeve kineze në Duisburg është shtuar tre herë, duke arritur në 120. Vlen të përmendet që Vestfalia ka numrin më të shumtë të ndërmarrjeve kineze në mbarë Gjermaninë dhe një e treta e kinezëve në Gjermani banojnë pikërisht në këtë land.

Presidenti i Grupit “Duisport”, Erich Staake, vuri në dukje se megjithëse nën ndikimin nga epidemia e COVID-19, në vitin e kaluar vëllimi i transportit të mallrave mes Duisburgut e Kinës pati një rritje të madhe, që arriti në 70 %. Në vitin 2019, çdo javë kishte 35-40 udhëtime mes Duisburgut dhe qyteteve kryesore kineze, dhe pas tremujorit të 2-të, numri u rrit në 60.

“Nga viti 2011 deri më tani zhvillimi i kësaj linje është shumë i kënaqshëm dhe gjallëria e rritjes është shtuar në mënyrë të habitshme. Ne jemi shumë të kënaqur që Duisburgu mund të luajë një rol udhëheqës dhe të bëhet një terminal jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe port hekurudhor Kinë-Evropë.

Drejtori i çështjeve tregtare i landit të Vestfalisë, Felix Neugart, është i mendimit që zhvillimi i madh i trenit të rregullt Kinë-Europë ka krijuar një gjendje të re vendore.

“Duke u hedhur një vështrim dhjetë vjetëve të fundit, vëren se ne kemi hedhur një themel të fortë. Për të ardhmen, ka një hapësirë të madhe zhvillimi. Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes Vestfalisë dhe Kinës kanë një perspektivë optimiste. Edhe gjatë epidemisë, për shembull, në vitin 2020, vëllimi i tregtisë mes dy palëve u rrit me 3 %. Kjo tregon se, edhe në kushtet kur mjedisi i jashtëm është i vështirë, kemi shënuar një rritje pozitive. Ne besojmë se transporti hekurudhor do të vazhdojë t’i japë gjallëri bashkëpunimit dypalësh ekonomik e tregtar në të ardhmen. Kina dhe Gjermania mund të zgjerojnë ose thellojnë bashkëpunimin në shumë fusha,” thotë Felix Neugart.

Related posts

Mbi 100 mijë viktima me COVID-19 në Gjermani

D V

Kush janë dy ‘Harvardasit’, partia e të cilëve është themeluar vetëm në shtator, por që tanimë kanë ‘pushtuar’ Bullgarinë?

D V

Për çfarë flitet në G20 përveç ekonomisë?

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More