Agjencia Zhurnal.mk.

Trençovska: Për masat e punësimit vitin e kaluar janë realizuar një miliardë e 495 milionë denarë

Shkup, 27 janar – Plani operativ për masa aktive dhe programe për punësim për vitin e kaluar është realizuar 96,4 për qind, ndërsa me të janë përfshirë 11.292 persona. Gjithsej janë realizuar mjete në lartësi prej 1 miliardë e 495 milionë denarë. Prej tyre 593 milionë janë dedikuar për krijimin e drejtpërdrejtë të vendeve të reja të punës.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se është e kënaqur nga realizimi i Planit Operativ, veçanërisht, për arsye se, siç theksoi, është zhvilluar në kushte të pandemisë.

“Realizimi i Planit operativ në vitin 2021 tregoi cilat masa janë më atraktive dhe për cilat u tregua interes më i madh dhe kështu në bazë të kësaj planifikohet edhe plani për këtë vit që është në fazë përfundimtare, ndërsa është në shumë prej 28 milionë euro. Si Qeveri dhe si ministri resore vazhdojmë me përkushtim të punojmë në krijimin e politikave dhe masave me qasje të barabartë për të gjithë qytetarët me qëllim të rritjes së punësimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës në pajtim me nevojat në tregun e punës”, tha Trençevska.

Ajo shpjegoi se ka realizim prej 100 për qind të masave për vetëpunësim, me të cilat janë punësuar 1877 persona si edhe realizim të madh të mbështetjes për krijimin e vendeve të punës për persona që punësohen më rëndë me të cilën janë punësuar 2194 persona. Realizim të plotë, tha Trençevska, ka edhe në trajnimet për edukim digjital dhe aftësi.

Mbi 90 për qind të realizimit ka edhe për masën e praktikës, të dedikuar për të rinj dhe të papunë për të cilën janë ndarë 29 milionë e 705 mijë denarë. përjashtim në realizim ka për masën shtesë për të rinjtë për punësimin e personave deri 23 vjeç në industri ose bujqësi, ku në vend të 2.500 mijë personave të planifikuar janë përfshirë 3.787 persona. Sipas saj, i mirë është edhe realizimi i masës garanci për të rinjtë në të cilën janë përfshirë 19.298 persona prej të cilëve 74,8 për qind gra. Nga numri i përgjithshëm 35,2 për qind janë të punësuar në periudhë prej 4 muajve.

Drejtori i Agjencisë, Bekim Murati në konferencën e sotme për shtyp theksoi se edhe krahas t gjitha sfidave të tjera nga viti i kaluar, institucioni të cilin e udhëheqë së bashku me partnerët me sukses ka siguruar realizim të lartë të Planit operativ për punësim.

Murati theksoi se Agjencia është në kontakt të përditshëm me shfrytëzuesit e planit, përmes 30 qendrave të veta për punësim dhe u del në ndihmë kërkesave dhe nevojave të tyre. Ai theksoi se realizimi i lartë i Planit operativ për vitin e kaluar dëshmon se ka qenë në pajtim me nevojat e atyre për të cilët dedikohet, gjegjësisht për personat e papunë dhe për punëdhënësit.

“Gjatë implementimit të programeve dhe masave për punësim që ishin pjesë e planit operativ, janë respektuar tre parimet kryesore, gjegjësisht parimet për përballje me efektet negative dhe pasojat e tregut të punës dhe punësimi të shkaktuara nga KOVID-19, parimi i diversitetit dhe inkluzionit për të gjitha kategoritë shoqërore në sektorin privat, në pajtim me parimet e përfaqësimit të barabartë të kategorisë etnike, gjinore, religjioze ose të cilësdo kategori tjetër të qytetarëve si edhe nxitjen e zhvillimit rajona të barabartë dhe shkallën e zhvillueshmërisë së rajoneve planore në pajtim me të dhënat e Byrosë për zhvillim rajonal të barabartë”, shtoi drejtori i Agjencisë.

Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, programi më atraktiv vitin e kaluar ka qenë programi për vetëpunësim që paraqet mbështetje që personat e papunë të fillojnë biznesin e tyre.

“Ky program shënon realizim prej njëqind për qind dhe përmes tij biznes personal hapën 1877 persona prej të cilëve 36,6 për qind të rinj deri në 29 vjeç. Sipërmarrësit e rinj zakonisht vendosin për hapjen e biznesit në veprimtarinë tregti me shumicë dhe pakicë, industrinë përpunuese, ndërtimtari dhe objekte akomoduese si edhe veprimtari servisore për ushqim. Punëdhënësit kanë treguar interes të madh për pjesëmarrje në programet për mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës qëllimi i së cilave është nxitja e punësimit të personave të papunë në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme. Përmes këtij programi u punësuan 2.194 persona prej të cilëve 157 ishin persona me aftësi të kufizuara”, sqaroi Murati.

Shfrytëzim më i madh, thotë ai është vërejtur tek trajnimet për zhvillimin e aftësive digjitale në të cilat janë përfshirë 400 persona të papunë, me ç’rast masa pati realizim prej 100 për qind. Në këtë mënyrë, Murati shton se personat e papunë janë bërë konkurrues dhe kanë fituar aftësi që për momentin janë më të kërkuara në tregun e punës.

“Gjithashtu, shfrytëzim maksimal pati edhe trajnimi për drejtuesit e kategorisë C dhe D, në të cilin janë përfshirë 50 persona të papunë. Trajnimet për kualifikime profesionale dhe sipas kërkesës së punëdhënësve gjithashtu kanë përqindje të lartë të realizimit prej 95 për qind. Pas përfundimit të këtyre trajnimeve punëdhënësi e ka për obligim t’i punësojë të paktën 50 për qind të personave të përfshirë në trajnim me orar të plotë në kohëzgjatje prej të paktën gjashtë muajsh”, thotë drejtori i Agjencisë në fjalimin e tij.

Murati paralajmëroi se për momentin është duke u punuar në finalizimin e përgatitjes së planit të ri operativ në të cilin, siç tha, do të përmbahen masat dhe programet që në mënyrë serioze do të ndikojnë për përmirësimin e gjendjes në tregun e punës.

Ai shtoi se Agjencia do të vazhdojë ta zhvillojë punën e tyre me qëllim që të sigurojë shërbime profesionale dhe cilësore për personat e papunë dhe punëdhënësit.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy