Agjencia Zhurnal.mk.

Trençevska: Po hetohet rasti me bullizmin ndaj një nxënësi nga Gradsko

Shkup, 1 dhjetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska thotë se po hetohet rasti me bullizmin ndaj një nxënësi në një shkollë fillore në Gradsko.

“Çdo abuzim apo dhunë ndaj fëmijëve duhet të raportohet në qendrat për punë sociale, në këtë  rast në qendrën për punë sociale në Veles. Po ndërmerren masa nga profesionistët, rasti do të hetohet dhe pas njoftimit nga Qendra për punë sociale do të ndërmerren masat përkatëse”, tha Trençevska në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Babai i nxënësit ka treguar për një pjesë të mediave se fëmija i tij ka qenë viktimë e bullizmit nga dy shokët e klasës, të cilët e kanë ngacmuar për një kohë të gjatë.

Related posts

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z.H

Spasovski: MPB do të vazhdojë me kontrollet intensive në komunikacion

Z.H

Nuk ka kuorum/ Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendosë për iniciativën “e diela – ditë jo pune”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More