Shkup, 21 mars – Njëzet vjet jam e punësuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, nëntë vjet në sektorin privat dhe tre vjet në sektorin civil. Me gjithë këtë përvojë konsideroj se mund të përgjigjem në sfidat, me të cilat përballet Ministria e Punës dhe Politilkës Sociale, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.
Ajo në intervistën e mëngjesit për “Slloboden peçat” flet edhe për fushatën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale “E zëshme dhe inkurajuese”, sfidë me gjuhën e urrejtjes dhe dhunës familjare, rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve, si dhe punën e kopshteve dhe qendrave për punë sociale.
“Muajin mars ja kemi dedikuar gruas me fushatë “E zëshme dhe inkurajuese”, qëllimi ynë është të flasim 30 ditë dhe të veprojmë 365 ditë të vitit. Kemi ppëfshirël gra të ndryshme nga target grupe të ndryshme, kemi pasur takime me gra nga mbrojtja shëndetësore, gra sipërmarrëse, kategoori vulnerabël të qytetarëlve, gra në sektorin e sigurisë, gra viktima të dhunës”, theksoi Trençevska
Ministrja e paralajmëroi edhe Konferencën rajonale, e cila do të mbahet në fund të muajit mars dhe theksoi se atje do të përmblidhjen dhe prezantohen të dhënat e fushatës.
Gjatë intervistës ministrja u përqendrua edhe në rritjen e pagës minimale, që u miratu kohëve të fundit.
Sa i përket reformës së administratës publike ministrja theksoi se administrata publike duhet të jetë e voigël dhe efikase. Ajo theksoi se administrata duhet të jetë efikase për shkak se ajo është në shërbim të qytetarëve. Trençevska thelksoi se riorganizimi i administratës publike është i domosdoshëm, por se ky nuk është proces që ndodh brenda natës.