Agjencia Zhurnal.mk.

Trençevska: Dhuna ndaj grave zgjidhet mes institucioneve dhe sektorit civil

Shkup, 25 maj – Dhuna ndaj grave tashmë nuk është problem familjar apo privat, por është shoqëror. Nuk do të tolerohet dhe me të gjitha mjetet e mundshme do t’i kundërvihemi cilës do formë të dhunës ndaj grave, përfshirë edhe dhunën familjare. Për këtë problem nuk duhet të heshtim dhe ta injorojmë, por të gjithë së bashku dhe në mënyrë të koordinuar, me përkushtim të përbashkët ta zgjidhim, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Në hapjen e tryezës së rrumbullakët në këtë temë, ajo tha se ai është obligim edhe nga Konventa e Stambollit të cilën Maqedonia e Veriut e ratifikoi mes vendeve të para, në vitin 2017 në Kuvend, dhe se në vitin 2018 menjëherë iu qas përgatitjes së Planit të Aksionit (2018-2023) për implementimin e obligimeve që dalin nga Konventa.

“Dhuna ndaj grave, përfshirë edhe dhunën familjare, nuk është diçka që ndodhë tek ne, por edhe në shumë vende më demokratike dhe më të zhvilluara dhe ekonomikisht të pasura. Por, ne si shtet duhet të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi shpejtë secilit rast të dhunës ndaj gruas dhe t’i përgatisim edhe organizatat qytetare dhe institucionet kompetente për përgjigje të shpejtë ndaj këtij problemi”, tha Trençevska në fjalimin hyrës në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Këshilli nacional për barazi gjinore.

Një nga aktivitetet e para nga Plani pesëvjeçar i aksionit është miratimi i Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare. Theksoi se në periudhën e kaluar janë miratuar pesë akte nënligjore të dala nga ky ligj, ndërsa së shpejti do të përgatiten edhe tre, të cilat, siç tha, do të thonë implementim më i mirë i dispozitave nga Konventa e Stambollit lidhur me masat urgjente dhe të koordinimit dhe qasjes multisektoriale të të gjitha institucioneve në përgjigje ndaj këtij problemi.

“Gjithashtu, edhe ai që nuk ekziston në shtet, ndërkaq që është i domosdoshëm, ai është sistemi i të dhënave dhe ndjekjes së secilit rast të paraqitur deri në përfundimin e tij, në mënyrë që të shohim se ku po ngecë sistemi dhe të mund të reagojmë, por edhe të kemi të dhëna të cilat më tutje do të shërbejnë për krijim të masave dhe politikave të reja me qëllim të përballjes së suksesshme me dhunën e bazuar gjinore përfshirë edhe dhunën familjare”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Kumtoi edhe se MPPS gjatë periudhës së kaluar ka pasur qasje drejt hapjes së serviseve për mbrojtje të viktimave, me qëllim që të ketë mbulim në të gjithë shtatë rajonet planore në shtet. Janë hapur 13 qendra për gra dhe fëmijët e tyre – viktima të dhunës familjare, 10 këshillimore të specializuara për viktimat dhe tetë këshillimore për trajtim psiko-social të kryesve të dhunës familjare

Related posts

Vanhaute: Zaevi shpejtoi me dorëheqjen, zgjedhjet lokale nuk duhet ndikuar në pushtetin qendror

Z.H

SHIPSHS MPMS nesër në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, Oda Stomatologjike nuk e mbështet

Xh M

Dimitrievski: Propozimi francez na shkeli, kërkoj nga shqiptarët të na kuptojnë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More