Agjencia Zhurnal.mk.

Trençevska: Avancimi i mbrojtjes së kategorisë së ndjeshme të qytetarëve është detyrë e jona

Shkup, 2 tetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot pati takim me konsultantët ndërkombëtarë Xhon Ims (gjykatës nga Mbretëria e Bashkuar) dhe Viktor Zaharia (kryetar i Këshillit për ndihmë juridike në Moldavi) dhe përfaqësuesit nga Zyra programore e Këshillit të Evropës në Shkup. Në takim, para ministres u prezantua propozimi për vendosje të – Trupit të vetëm për menaxhim me sistemin e ndihmës juridike pa pagesë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi MPPS.

Në takim u bisedua për rëndësinë e përforcimit të sistemit për ndihmë juridike pa pagesë. Nga ana e të prnaishmëve u cek se me sistem më efikas për BPV drejtpërdrejtë do të ndikohet në përmirësimin e përjgigjes së nevojave të viktimave të dhunës familjare dhe dhunës së bazuar gjinore.

Ministrja në takim theksoi se për të çdoherë prioritet do tl mbetet mbrojtja e kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe mirëqenia e tyre, qëndron në kumtesën e MPPS-së.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy