Agjencia Zhurnal.mk.

Tregjet, frutat dhe perimet janë më të shtrenjta në tregje

Shkup, 30 shtator – Nëpër tregjet e Shkupit qyetarët ankohen për faktin se disa nga prodhimet bujqësore që janë tipike për rajonin tonë si domatet, trangujt, specat, shiten me çmime më të larta dhe janë një luks për ta.

Thonë se nuk ka asgjë për të blerë nën 100 denarë.

“Epo, sinqerisht të gjitha janë rritur, për të gjitha duhet të kenë një ulje.

Nuk ka perime më të lira nën 100 denarë”.

“Pa marrur parasysh a blejmë një kilogram apo gjysmë kilogram apo 100 gramë, duhet pasur parasysh standardet nuk mund të blejmë si më pare”.

“Ata gënjejnë, edhe nëpër markete nuk ka zbritje te çmimeve”.

Për t’i mbrojtur edhe fermerët edhe konsumatorët nga tregtarët, ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski, është pyetur se a planifikojnë ta shtrijnë çmimet e garantuar që vlen për perimet dhe frutat nëpër markete edhe në tregje, ai u përgjigj se përgjegjëse është te Ministria e Ekonomisë.

“Ajo që është përgjegjësia jonë si ministri është që thamë që produktet kryesore për të cilat kemi prodhim në tetor dhe nëntor duhet plotësisht  të miren në këta dy muaj, pra domatet, trangujt,specat,  sepse nuk kemi import të madh. Nëse i lexoni numrat, kemi tre herë më shumë eksporte. Në periudhën kur ka eksport, pra kur kemi prodhim nuk do të ulet dogana, përjashtim i plotë është orizi sepse është propozuar që edhe orizi të ketë normë të reduktuar doganore, për detaje shtesë më shumë tek Ministria e Ekonomisë, sepse ky është problemi i tyre’ – tha Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Edhe pse me vendimin e qeverisë marketet u obliguan që të siguronin 70% të sasisë së prodhimit që kishin para gushtit, qytetarët thonë se në raftet e marketeve gjithnjë e më pak ka fruta e perime, kurse disa nga produktet nuk gjinden fare.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky