Agjencia Zhurnal.mk.

Tre persona të arrestuar nën Aktin për Terrorizëm pas shpërthimit në Liverpull

Zyrtarë britanikë kundër-terrorizmit kanë arrestuar tre burra, pas shpërthimit të një makine jashtë një spitali në Liverpull, ditën e diel, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur një tjetër.

 

Pasagjeri burrë në makinë është shpallur i vdekur në skenën e ngjarjes, derisa ngasësi i makinës është plagosur dhe është në gjendje stabile në spital, ka thënë policia.

Zyrtarë kundër-terrorizmit kanë thënë se janë duke hetuar rastin me policinë lokale dhe se janë duke analizuar se çfarë mund të ketë ndodhur.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndjen keqardhje për personat e prekur në këtë incident.

Tre burrat – të moshave 29,26 dhe 21 – janë ndaluar në zonën Kensington nën Aktin për Terrorizëm, ka thënë policia përmes një deklarate.

Zyrtarët policorë kanë thënë se shpërthimi nuk është shpallur incident terrorist, tani për tani.

Related posts

Tërheqja nga Afganistani në një fazë të rrezikshme, thotë Pentagoni

D V

Guterres: Kriza humanitare në Afganistan drejt katastrofës

D V

Franca ashpërson masat anti-Kovid

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More