Agjencia Zhurnal.mk.

Tre pacientë e humbën betejën me virusin korona në spitalin modular të Shtipit

Shtip, 4 shtator – Tre pacientë e humbën betejën me virusin korona në spitalin modular tëShtipit. Sipas raportit spitalor pacientët e vdekur janë nga Vinica të moshës 47 vjeç dhe dy nga Shtipi të moshës prej 58 dhe 67 vjeç.

 

Edhe pse është rritur numri i kontrolleve në ambulancën ditore, ku për 24 orë janë kontrolluar 72 pacientë, megjithatë presioni për shtrim në spital po ulet në krahasim me ditët e fundit.

Në  spitalin modular trajtohen 35 pacientë, prej të cilëve katër nuk janë në oksigjenoterapi, ndërsa në repartin e lëkurës trajtohen gjashtë pacientë, të cilët janë të stabilizuar dhe janë me pasqyrë më të lehtë klinike. 

Related posts

Panel: Kriza e Rusisë me Ukrainën vazhdon të trajtohet si konflikt me intensitet të ulët

D V

Fshati Sfillare pa mjek amë, askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

Xh M

Svilanoviq: Ballkani i hapur nuk është garë e Forumit të Investimeve të Odës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More