Agjencia Zhurnal.mk.

Tre mbledhje në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve

Shkup, 25 janar – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të mbajë tre mbledhje.

Në rend dite të mbledhjes së 16-të të Komisionit është Konfirmimi i propozimit për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në mbledhjen tjetër, të 20-të, Komisioni do të debatojë për Propozim-vendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”, si dhe për Propozim Rregulloren për ndryshime të Rregullores së Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Pas përfundimit të këtyre dyjave, Komisioni për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve do ta mbajë mbledhjen e 22-të në rend dite të së cilës janë dhjetëra pika nga fushëveprimi i punës së tij./Zhurnal.mk

Related posts

Prezantim i monitoring platformës digjitale të DPHM-së

Z.H

Në UT u mbajt debat për Shkollën Normale, si institucion për përgatitjen e mësuesve dhe si flakadan i përhapjes së diturisë

Xh M

Muaremi: Nëse Ruskovska ka informacione për kriminalitet, le të ngritë aktakuzë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More