Agjencia Zhurnal.mk.

Tre deputetë letonezë u pezulluan nga votimi në parlament pasi refuzuan vaksinimin kundër COVID-19

Tre deputetë letonezë janë pezulluar nga votimi në parlament pasi refuzuan të marrin një vaksinë kundër COVID-19.

 

Sipas një mase të fundit, vetëm ligjvënësit që janë vaksinuar ose janë shëruar nga virusi mund të marrin pjesë në parlamentin letonez (Saeima).

Deputetët që kanë prova mjekësore se nuk duhet të vaksinohen duhet të bëjnë testin PCR për të hyrë në parlament, raporton euronews.

Rregulli u miratua nga deputetët muajin e kaluar dhe hyri në fuqi më 15 nëntor. Edhe atyre deputetëve që nuk e kanë respektuar masën iu është pezulluar pagesa. Identiteti i deputetëve të pavaksinuar nuk është bërë i ditur.

Theksojmë se Letonia ishte vendi i parë në Evropë që rivendosi një bllokim kombëtar në muajin tetor mes një rritjeje të infeksioneve të reja me coronavirus.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vetëm 59.5 për qind e popullsisë së rritur të Letonisë prej 1.9 milion banorëve është e vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE-së prej 66.4 për qind.

Related posts

Kina rrit mbrojtjen e IPR-së për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit

Z H

Gjermania hedh poshtë kritikat ndaj alarmeve për përmbytje

D V

Rrëfimi i djaloshit 2-vjeçar nga SHBA-të, i cili është intubuar dhe po lufton për ta fituar betejën kundër COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More