Agjencia Zhurnal.mk.

Travis Scott vazhdon të jetë në gjendje ‘shoku’ pas tragjedisë në festivalin “Astroworld”

Travis Scott është ende në gjendje jo të mirë emocionale si pasojë e tragjedisë së ndodhur në festivalin “Astroworld” në Houston, Teksas, ku mbetën të vdekur dhjetë persona, në mesin e tyre edhe një nëntëvjeçar.

 

Që nga incidenti, reperi është mbështetur tek Kylie Jenner për të kaluar këtë fazë të tmerrshme të jetës së tij, sipas Fox News.

“Kylie është e shkatërruar nga tragjedia në Astroworld dhe ka bërë gjithçka që mundet për të mbështetur Travisin në të gjitha emocionet me të cilat ai po përballet çdo ditë”, tha një burim.

Kylie Jenner dhe Travis Scott (Foto: Craig Barritt)

Gjatë gjithë hetimit, Scott – emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster – ka qenë ‘në një gjendje shoku’ ndërsa mbetet i përfshirë në përpjekjet e vazhdueshme për të qëndruar në komunikim me familjet e të prekurve nga incidenti.

“Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performosh dhe të dalësh para fansave të tij, kështu që ta shohësh atë në një gjendje shokuese teksa lajmet dhe proceset gjyqësore vazhdojnë është shumë e vështirë për të dy”, thotë më tej burimi.

Festivali “Astroworld” (Foto: Getty Images)

Nëntëvjeçari Ezra Blount, ishte viktima e dhjetë që u konfirmua në “Astroworld”, i cili po qëndronte në supet e të atit gjatë performancës së reperit amerikan.

Pas tollovisë së krijuar, ai thuhet se u shtyp dhe u shkel me këmbë nga turma.

Raportohet se më shumë se 100 padi janë ngritur tashmë kundër Scott, Drake dhe promovuesit të koncerteve LiveNation. /Telegrafi/

Festivali “Astroworld” (Foto: Getty Images)

Related posts

Alvisa merr vendimin drastik: Bruno je shumë i lëkundur, nuk dal më me ty

D V

Jay-Z hap më në fund Instagram, arrin mbi një milion ndjekës në pak orë

D V

Osmani publikon fotografi nga premiera e filmit “Zgjoi” në ShBA: Një natë në mes të yjeve të Kosovës sonë të dashur!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More