Agjencia Zhurnal.mk.

Trashëkofsha pule me hudhër, limon dhe trumzë

Përbërësit:  trashëkofsha pule (ose çfarëdo pjese tjetër), 1 qepë e thatë, 4 thelbinj hudhër (dhe gjysmën e një koke hudhre e vendosim ashtu siç është), 1limon (lëngun dhe pak lëkurë), trumzë të thatë dhe disa degë të njoma, piper të zi të sapo bluar, paprika, 1 lugë gjalpë plus pak vaj ulliri, lëng pule dhe kripë.

 

Përgatitja: Pasi e kemi larë mishin i thajmë mirë lagështirën, e marinojmë me erëza të thata dhe do i japim një pjekje sa të marë ngjyrë me gjalpin. Largojmë mishin, pastrojmë tavën dhe shtojmë vaj ulliri, qepën e grirë shumë imët, hudhrat e shtypura dhe rikthejmë mishin në tavë . Nuk do ta lëmë të skuqen por i shtojmë lëngun e një limoni dhe pak nga lëkura dhe trumzën. E lëmë disa minuta sa mishi të përthithë aromat dhe e mbulojmë me lëng pule ose ujë. Mbyllim mirë tavën mos ti dalë fare avulli gjatë zierjes dhe e lëmë deri sa salca të mpikset dhe mishi ka zier mirë. Mund ta vendosni 3 minuta në furrë në procesin grillë nëse e dëshironi mishin të pjekur fort.

Related posts

Si të ngopeni me vetëm një sallatë

D V

Revani me shurup portokalli – Receta tradicionale me një shije moderne!

D V

Strudel me mollë; Receta më e thjeshte që do të lexoni

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More