Agjencia Zhurnal.mk.

Transportonte emigrant të huaj në vendet e BE, arrestohet 32-vjeçarja, shpallet në kërkim indiani

Një 32-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ftonte shtetas të huaj, në Shqipëri, me pretendimin për t’i punësuar dhe më pas i ndihmonte ata, kundrejt pagesës, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.

 

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Arrestimi i 32 vjeçares u bë falë operacionit policor të koduar “The invitation”.

Gjithashtu u proceduan penalisht 3 shtetas të huaj që kishin ardhur në Shqipëri, me qëllim për të kaluar drejt vendeve të BE-së, me ndihmën e 32-vjeçares.

“U arrestua në flagrancë shtetasja R. L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i saj, shtetasi S. H., 50 vjeç, banues në Indi”, njofton policia. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja R. L., në bashkëpunim me shtetasin S. H., siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga India, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi. Pasi shtetasit e huaj vinin në Shqipëri, 32-vjeçarja i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit B. J., 38 vjeç, T. Sh., 41 vjeç dhe Y. S., 19 vjeç, të tre banues në Indi, të cilët kanë hyrë në Shqipëri me dokumente të dyshuara të falsifikuara, me pretendimin se do të punësoheshin nga shtetasja R. L.  

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

Angela Merkel largohet nga Shqipëria

D V

Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Hiqni dorë nga sulmet ndaj reformës në drejtësi

D V

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ndizen qirinj para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More