Agjencia Zhurnal.mk.

Transparencë proaktive për institucione të hapura

Shkup, 23 shtator – Drejtësia, bujqësia, shëndetësia dhe financat publike janë pjesë e njëzet fushave të veprimtarisë të cilat do të marrin udhëzime për përmirësimin e transparencës së institucioneve nga sektori publik, si pjesë e draft Draft-udhëzimit që e ka përgatitur Qendra për menaxhim me ndryshime në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Slavica Gërkovska, para prezantimit të sotëm të Draft-udhëzimit, deklaroi se qëllimi është që të përcaktohen informatat më të kërkuara në tri vitet e fundit nga institucionet, me qëllim, siç tha, të bëhet selektimi i atyre informacioneve që është më i kërkuar dhe më pas si Qeveri t’i obligojë institucionet që ta publikojnë pa kërkesë paraprake nga qytetarët.

“Kjo nga njëra anë do ta thjeshtojë qasjen e qytetarëve që më lehtë të vijnë në ato informacione, do ta rrisin transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve dhe nga ana tjetër do të lehtësohet puna e administratës që të reagojë në çdo moment të kërkesave të njëjta të cilat i marrin nga ana e qytetarëve”, tha ajo.

Gërkovska shtoi se kjo është në drejtim të përgatitjes së ligjit të ri, me të cilin, siç tha ajo, dëshirojmë të arrijmë në atë nivel që çdo informacion dhe çdo dokument të jetë publikisht i disponueshëm, përveç atyre që janë informacione të klasifikuara dhe atyre që kërcënojnë të dhënat personale e qytetarëve.

Konkluzioni nga fjalimet hyrëse të prezantimit të sotëm ishte se publikimi proaktiv i informacioneve që e kërkon Draft-udhëzuesi do të mundësojë përmirësimin e sistemit për Qasje të lirë në Informacione nga karakteri publik, do ta lehtësojë punën e administratës dhe do të mundësojë besim më të madh të qytetarëve në institucione.

Draft-udhëzuesi është përpunuar në kuadër të projektit “Nxitja e qeverisjes së mirë dhe reformat në administratën publike”, të zbatuar nga QMN.

Related posts

Analizë: Bashkimi Evropian assesi të zgjidhë kontestet në Ballkanin P. , nuk ndihmoi as procesi i Berlinit

N E

TNB: Përmendoret e ushtarëve bullgarë në Kavadar nuk janë prekur

D V

800 nxënës të shkollave të mesme dhe mësues, pjesë e projektit “Flas gjuhën e shokut tim”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More