Agjencia Zhurnal.mk.

Trajtimet që ndihmojnë për një lëkurë dhe flokë të shëndetshme

Ne jemi çfarë hamë, ndaj jini gjithnjë të kujdesshëm çfarë i shërbeni trupit tuaj çdo ditë.

Përdoreni si një kurë natyrale për probleme të përditshme që trupi juaj ju sinjalizon duke e konsumuar ose si trajtim.

Nëse doni flokë më të trashë, më pak celulit, lëkurë të pastër apo më shumë gjallëri në portret ktheni sytë nga natyra dhe përdorni produktet e saj.

Fokusohuni tek vitaminat, mineralet dhe ushqyesit e nevojshëm për ju në mënyrë që rezultatet të jenë po aq të shëndetshme e të gjata në kohë.

Këto janë disa mënyra për të përmirësuar çdo gjë që ka lidhje me lëkurën dhe flokët tuaj:

Kanella për celulitin

Kanella është një erëz e shijshme dhe plot vlera për organizmin, po ashtu ndikon në bukurinë e jashtme.

Trajtimet me kanellë nxisin qarkullimin e mirë të gjakut dhe i japin lëkurës më shumë rini e freski, duke minimizuar imperfeksionet dhe rrudhat.

Nëse doni të largoni celulitin në mënyrë natyrale, provoni trajtimin me kanellë.

Në një enë shtoni 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle kanellë të bluar.

Merreni pak në duar dhe masazhoni me lëvizje rrethore pjesën që dëshironi.

Bëjeni këtë proces gjatë kohës kur po bëni dush, në lëkurë të lagur për 5 -7 minuta.

Më pas ju këshillohet që ta shpëlani trupin me ujë të bollshëm dhe shampo.

Në këtë mënyrë do të rrisni qarkullimin e mirë të gjakut në zonën ku e aplikoni, si dhe do t’i largoni qelizat e vdekura duke e bërë lëkurën të duket më e lëmuar.

Avokado për flokë të trashë

Avokado është një nga ato ushqime që gjendet shpesh në trajtime bukurie, sidomos për flokët.

Kjo për shkak se yndyra e shëndetshme dhe vitamina E që përmban, forcojnë dhe ushqejnë flokët tuaj.

Shtypni një gjysmë avokado me 1 lugë gjelle vaj ulliri, dhe me masën e fituar kremoze lyeni flokët në pjesën më të dëmtuar të tyre.

Maskën vendoseni në flokë të lagur, mbajeni për 15 minuta dhe më pas mund ta shpëlani.

Mango kundër shenjave të moshës

Quhet fruti i rinisë dhe jo pa qëllim.

Mango përmban vitaminë A dhe C që ndihmojnë në zbardhjen e njollave të moshës dhe eliminojnë rrudhat.

Në një mikser shtoni gjysmë domate dhe gjysmë mango ,dhe vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë e lëngshme.

Vendoseni më pas në fytyrë të pastër në vendet ku keni njollat, apo në të gjithë fytyrën. Mbajeni për 15 minuta dhe shpëlajeni.

Për njollat shumë të errëta këtë trajtim bëjeni dy herë në ditë.

Masën mund të ruani të mbyllur në frigorifer deri në një javë.

Related posts

70% e të punësuarve përjetojnë “burnout” në punë, këshilla si ta luftoni këtë problem

D V

Asistente vs shef

D V

Kontrollojeni CV-në tuaj para se ta dërgoni, 4 këshilla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy