Sermaxhaj pritet që të emërohet trajner i skuadrës së Ferizajt, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.
Ferizaj ka mbetur pa trajner pas largimit të Megzon Visokës.
Ferizajasit pas javës së tretë në Grupin B ndodhet e fundit në tabelë me 1 pikë të grumbulluar.
Sermaxhaj në karrierën e tij i ka drejtuar disa ekipe në Kosovë.
Së fundmi ishte pjesë e Drenicës në Superligë derisa me këtë ekip e siguroi mbijetesën në elitë në edicionin e kaluar.