Agjencia Zhurnal.mk.

Trajneri i Southamptonit i dërgon mesazh Chelseat për Brojën

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja po vazhdon të shkëlqejë në Southampton, ku po shijon futbollin dhe po bëhet gjithnjë e më i mirë duke shkuar drejtë niveleve më të larta.

 

Kështu e sheh situatën e sulmuesit shqiptar edhe trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl i cili e kishte kërkuar me ngulm huazimin e tij nga Chelsea.

Broja është në formë të mirë në këtë sezon në Premier Ligë dhe ishte lojtari i ndeshjes të dielën pasi fitoi një penallti në pjesën e dytë për skuadrën e tij në fitoren 3-2 në West Ham United, transmeton KosovaPress.

Ka zëra që Chelsea po e shqyrton mundësinë rikthimit të tij muajin e ardhshëm, gjatë afatit kalimtar të janarit, me shpresën se ai do t’u bënte konkurrencë Romelu Lukakut dhe Timo Wernerit, dy lojtarë që ai i ka kaluar deri më tani këtë sezon.
Sipas rregullave të Premier Ligës, Broja mund të rikthehet gjatë janarit vetëm nëse të dy klubet bien dakord – por nuk dihet nëse Chelsea ka një opsion në marrëveshjen e tij të huazimit për ta rikthyer atë muajin e ardhshëm.

Për situatën e tij, Hasenhutti ka thënë se ai po ndihet shumë rehat në Southampton duke dhënë indikacione se nuk ka plane për rikthimin e tij të “Blutë” e Londrës.

“Ai është i shpejtë, Armando Broja është super i shpejtë. West Hami kishte probleme me të në ndeshjen e parë”, tha Hasenhuttl.
“Ai është shumë i rëndësishëm për Southamptonin, po absolutisht shumë i rëndësishëm. Ai po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe i pëlqen që është këtu me ne,” shtoi ai.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e afërt e sulmuesit kuqezi derisa afati kalimtar i janarit është shumë afër.

Related posts

Lajm i hidhur: Vdes mitrovicasi, ish-boksieri Muhamet Peci- Boletini

Z H

Zyrtare: Ignazio Abate rikthehet në Milan

Z H

Genova po mendon shkarkimin e Shevchenkos

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More