Karriera e trajnerit të njohur Ilir Daja do të vazhdojë në Kosovë.
Trajnri thuhet se ka mbyllur marrëveshjen me klubin e Ballkanit, në Superligën e Kosovës.
Së bashku me të, do të shkojë dhe asistenti i tij Artim Pollozhani.
Klubi nga Suhareka ka larguar nga posti i trajnerit Bekim Isufi në fund të stinorit vjeshtor.
Sot gjatë ditës pritet që klubi të zyrtarizojë trajnerin e ri.
Ballkani ndodhet aktualisht në vendin e tretë në Superligën e Kosovës me 33 pikë të grumbulluara. /Gazeta Olle/