Agjencia Zhurnal.mk.

Trajneri i Clujit: Ballkani është surpriza e grupit, kanë shënuar gjashtë herë si mysafir

Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu ka vlerësuar maksimalisht kampionin e Kosovës, Ballkanin pak ditë para duelit në Ligën e Konferencës.

Ai ua ka bërë të qartë futbollistëve të tij që të kenë kujdes të shtuar ndaj “portokallezinjve” për disa arsye.

“Shansi ynë i vetëm është të fitojmë, por Ballkani është një skuadër që ka shënuar 6 gola jashtë, me Sivasspor dhe Slavia. Është e qartë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, tha Dan Petrescu, trajneri i CFR Cluj për mediat rumune, transmeton Demokracia.com.

“Ne nuk jemi një skuadër perfekte për të fituar ndeshje pas ndeshjeje, ndonjëherë humbasim. Në kampionat kemi ende kohë për t’u rikuperuar. Të enjten kemi mundësinë të shkojmë në pranverën evropiane. Do të ishte një sukses material dhe futbollistik. Ballkani është surpriza e këtij grupi”, ka deklaruar trajneri i ekipit rumun.

CFR Cluj dhe Ballkani do të përballen të enjten me fillim nga ora 18:45 në Rumani, në kuadër të rrethit të fundit të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Ballkani është pa gjasa tanimë për kalim tutje, duke u pozicionuar me katër pikë në vendin e fundit. Cluj ka shtatë pikë në vendin e dytë, po aq sa Slavia Praha në pozitën e tretë.

Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë të grumbulluara.

Related posts

Me ftesë të Vjosa Osmanit, kryeministri Xhaferi javën e ardhshme për vizitë në Prishtinë

Xh M

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy