Feronikeli edhe ndeshjen e dytë e ka humbur, derisa është mposhtur në shtëpi me rezultat 1-0 nga Gjilani, me golin e shënuar nga Gerard Progni.
“Në fillim e përgëzoj skuadrën e Gjilanit për fitoren e arritur. Ne këtë ndeshje ne jemi munduar të krijojmë raste, por që lëndimet dhe karton i kuq ndikoi negativisht të ne”.
“Unë besoj se do të arrijmë të mbijetojmë në Superligë dhe pres nga kryesia e klubit që t’i sjell të paktën edhe 2/3 lojtarë”, tha Elshani.
Sokol Kiqina përsoi dëmtim në këtë ndeshje, ndërsa Bujar Pllana u ndëshkua me karton të kuq. /Gazeta Olle/