Agjencia Zhurnal.mk.

Trajkoviq thotë se është mbyllur qendra e regjistrimit të veturave në Rashkë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka komentuar arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

 

Trajkoviq tha se me këtë marrëveshje është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.

Po ashtu ajo shtoi se targat ilegale ekzistuese “KM”, të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa të skadojnë, transmeton lajmi.net.

“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.

Kosova dhe Serbia mbrëmë në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat, ku sipas kësaj marrëveshje Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Related posts

U përfshinë në orgji, ushtarëve britanikë u ndalohet zbarkimi në Kosovë

Xh M

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën përforcuese antiCOVID

D V

Gucati e Haradinaj në Hagë: Gjykata Speciale është përkrahur nga Qeveria e Serbisë, kemi të drejtë të mbrojmë vlerat e kombit tonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More