Agjencia Zhurnal.mk.

“Trajektorja” shtyhet derisa të emërohet gjykatës i ri

Shkup, 9 korrik – Të gjitha gjykimet ku gjykatës është Goran Boxhevski apo është pjesë e këshillit gjyqësor janë shtyrë deri në emërimin e gjykatësit të ri, informojnë nga Gjykata themelore penale.

 

Seanca e sotme për gjykimin për procedure për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, “Trajektorja”, ku kryetar I këshillit gjyqësor është Boshevski nuk u mbajt. Siç informojnë, nga Gjykata penale janë njoftuar të gjitha palët në procedurë.

Rasti “Trajektorja” zhvillohet kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori I NP Rrugët shtetërore, Ljupço Georgievski, si dhe kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas aktakuzës, përfaqësuese e së cilës është prokurorja Lile Stefanovska, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedure për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip he Kërçovë – Ohër I shfrytëzuan dhe tejkaluan autorizimet e veta. Me atë e dëmtuan buxhetin me së paku 155 milionë euro.

Anëtarë të ri të këshillit gjyqësor, do të duhet të emërohen edhe në lëndët “Shkallët spanjolle” dhe “Talir 1”, ku Boshevski është anëtar.

Rastin “Talir 1” I cili ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE, e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, por do të duhet të emërohet anëtar I ri o këshillit gjyqësor në vendin e Boshevskit.

Seanca e parë për rastin “Talir” u mbajt më 18 shkurt 2019, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është ish prokurorja speciale, Lençe Ristevska.

Në këtë rast të akuzuar janë Nikolla Gruevski, I cili po gjykohet në mungesë, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, si dhe Milia Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”.

Kryetar I këshillit gjyqësor për lëndën “Shkallët spanjolle” është gjykatësi Vlladimir Tufegxhiq, I cili tani do të duhet të ketë anëtar të ri të këshillit gjyqësor.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe rreth 10 zyrtarë të tjerë, mes të cilëve noterë dhe biznesmenë. Ata ngarkohen se me shitjen e paligjshme të parcelave para ndërtesës së EVN-së në sheshin në Shkup, e dëmtuan shtetin për 2,6 milionë euro.

Këshilli gjyqësor në mbledhjen e 377-të më 5 korrik të këtij viti, shkarkoi një gjykatës, për, siç informoi, “për shkak të ushtrimit joprofesional dhe të papërgjegjshëm të funksionit gjyqësor dhe se ai “përkohësisht është larguar nga ushtrimi I funksionit gjykatës”.

Nga Këshilli gjyqësor për MIA-n, atëherë informuan se emir I gjykatësit do të kumtohet kur vendimi do të konfirmohet nga Gjykata supreme.

Related posts

Kryeministri Zaev uron festën Kurban Bajram

R Zh

Zaev: Këtë ditë t’ia kushtojmë afirmimit të idealeve për paqe, dialogut dhe pajtimit

D V

Propozimi ligji për mbështetje financiare e prodhuesve të duhanit para Komisionit kuvendor për bujqësi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More