Agjencia Zhurnal.mk.

Trajanov: Xhaferi nuk mund të pranojë informacion që nuk përmbushë kriteret e rregullores

Shkup, 8 korrik – Dje pranuam një faqe jo të plotë, mendoj se kjo është qasje joserioze dhe e papërgjegjshme. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk mund ta pranojë këtë si informacion sepse nuk i përmbush kriteret e rregullores që Kuvendi të mund të debatojë, deklaroi Pavle Trajanov, kryetari i Lidhjes Demokratike, në lidhje me Informacionin për përmbajtjen e Propozim-kornizës negociuese për bisedimet anëtarësuese të vendeve me Bashkimin Evropian të cilin Qeveria dje e dërgoi në Parlament.

“Nuk rekomandohet që deputetët të mos kenë material para vetes për të diskutuar, ndërsa Qeveria pret mbështetje. Unë sugjeroj që Informacioni të formësohet ashtu siç duhet sipas Rregullores së punës dhe t’i bashkëngjiten tre dokumentet – Propozim-konkluzionet e Këshillit të Evropës, Deklarata hyrëse e Këshillit të BE-së dhe Korniza Negociuese Dhe pavarësisht nga këto tre, ne të gjithë duhet të shohim Protokollin që është i harmonizuar, ndoshta tashmë i miratuar nga Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë, sepse ai Protokoll përmban elementet kyçe për të cilat angazhohet Maqedonia. Nuk ka nevojë ta fshehim nga publiku, të hapet diskutim për të, sepse është një pako e dokumenteve që në thelb duhet të zbatohen nga Republika e Maqedonisë, pavarësisht nga kjo apo ndonjë qeveri e mëvonshme”, theksoi Trajanov në një konferencë për media.

Lideri i Lidhjes Demokratike tha se partia e tij angazhohet për debat në Kuvend, ndërsa paraprakisht të përgatiten konkluzione të cilat do të jenë të pranueshme për të gjithë, veçanërisht për VMRO-DPMNE-në. Shtoi se është me rëndësi nëse VMRO-DPMNE dhe LSDM do të harmonizohen rreth propozim-konkluzioneve në të cilat do të jenë të integruara të gjitha kërkesat e pranueshme për të gjithë dhe ato të miratohen me konsensus të përgjithshëm. Në të kundërtën, tha, partia e tij nuk do të marrë pjesë në debat të kuvendit.

“Nuk besoj se do të ishte e drejtë që Kuvendi të nxirrte konkluzione me mbivotim nëse nuk ka konsensus më të gjerë mes grupeve parlamentare, pra partive politike. Ne nuk do të marrim pjesë në debat në Kuvend nëse paraprakisht nuk bien dakord për konkluzionet që do të jenë të pranueshme. Duhet të jetë përgjegjësi e Qeverisë, të bëjë përpjekje për t’i zbatuar këto sugjerime, të bisedojë me Bullgarinë, me BE-në, ndoshta me SHBA-në, të bëjë përpjekje për të bërë korrigjime të Kornizës negociuese”, tha Trajanov.

Lideri i Lidhjes Demokratike tha se nga më shumë burime ka marrë, siç tha, komente, se dje ka pasur “përpjekje ose përgatitje për rrëzimin e Qeverisë”, se ato informacione i ka shqyrtuar edhe kreu shtetëror, por vlerëson se sipas gjitha gjasave punohet për spekulime.

“Kam lexuar në media dhe portale se gjatë ditës së djeshme është penguar grusht-shteti nuk kam asnjë informacion burimor se ka pasur përgatitje për grusht-shtet, gjegjësisht rrëzim të Qeverisë. Me sa kam informacione nuk ka pasur përgatitje të tilla, por nuk mund ta konfirmoj. Shpresoj që shërbimet të kenë informata relevante dhe se Qeveria do të jetë e informuar për të gjitha këto komente në opinion që mund të jenë vetëm spekulime”, tha Trajanov.

Related posts

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Redaksia

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

Xh M

Studentët e UT-së vazhdojnë ta lartësojnë emrin e Universitetit të Tetovës në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy