Agjencia Zhurnal.mk.

Trajanov: Kur Qeveria është stabile, neve partive të vogla nuk na pyet askush asgjë!

Shkup, 13 dhjetor – Deputeti Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike që moti insiston të ndryshojë modeli zgjedhor në vend dhe të shkohet në një njësi zgjedhore me lista të hapura të kandidatëve, pasi në Maqedoni janë përdorur të gjitha modelet dhe kombinimet zgjedhore, informon Zhurnal.

 

“PArtitë e mëdha duhet t’i tejkalojnë diskreditimet ndërpartiake sepse kjo pasqyrohet mbi shtetin në polarizimin e banorëve. Problem është se katër partitë e mëdha bënë model të tillë që do të jetë në interes të tyre dhe i eliminon partitë më të vogla politike. Të voglat humbin nga 100 deri në 120 mijë vota. Idea e Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore është të tejkalohet sistemi njëpartiak. Sepse një parti që fiton shumicën pastaj është më komode dhe nuk e zbaton atë që e ka premtuar”, thotë Trajanov.

Gjithsesi, ndërkohë zgjedhjet janë demokratizuar edhe përmes koalicioneve, ndërsa fituesi ka një apo dy deputetë shumicë.

“Në opinion njihet se partitë e mëdha bëjnë koalicion me partitë e vogla, por kur të etablohet qeveria atëherë partitë e vogla askush nuk i pyet për asgjë. Ju jeni në zgjedhje me një parti në koalicion dhe nuk është principiele të lëshohet ai koalicion dhe të kaloni në palën tjetër”, thotë Trajanov.

Nëse partitë e vogla marin pjesë të vetëm në zgjedhje do të jetë më legjitime dhe më principiele të vendosin për veprimet e tyre.

“Ashtu mundeshe në mënyrë legjitime të rrëzohet Qeveria e Zaev, e jo si Besa e cila pa meritë kishte katër deputetë dhe e bëri atë që e bëri. Ne gjithsesi mendojmë për shtet dhe për këtë shkak nuk u bashkangjitëm në këtë iniciativë”, thotë Trajanov.//Zhurnal.mk

Related posts

Gjendet i pajetë trupi i një personi në Shkup

D V

Ivanovska: Antikorrupsioni nuk lejon të keqpërdoret gjatë zgjedhjeve, po monitorojmë situatën

Z H

Treni ka goditur disa emigrant në hekurudhën Shkup-Gjevgjeli, një i vdekur dhe pesë të lënduar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More