Agjencia Zhurnal.mk.

Trajan Angeloski është kryetar i ri i LOE-së

Shkup, 22 nëntor – Trajan Angeloski është zgjedhur për kryetar të ri të Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE).

 

Angeloski vjen në vendin e Danela Arsovskës, e cila para se të zgjidhej për kryetare të Shkupit, ishte e para e LOE-së.

Kuvendi i LOE-së sot në seancë e konfirmoi zgjedhjen e Angeloskit. Ai është bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë për prodhim, tregti dhe zhvillim të elementeve fiksuesve “Arilemetal”, me të cilën menaxhon për më shumë se 10 vjet. Deri më tani ka qenë kryetar i Odës industriale, ndërsa me profesion është inxhinier mekanik dhe magjistër i shkencave teknike.

Siç kumtoi Lidhja, aktivitetet e kryetarit të ri do të synojnë ndaj mbrojtjes së kompanive dhe përmirësimin e strukturës organizative të LOE-së.

Related posts

Në Kuvend caktohet seancë e re dhe vazhdohen dy të tjera

Z H

Filipçe viziton pacientin që iu transplantua zemra: Po shërohet gradualisht

D V

Ministri Hoxha mori pjesë në konferencën “Bletaria e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More