Mediat kanë publikuar pamjet nga tragjedia e ndodhur në Venencia të Italisë pasditen e sotme, ku raportohen 21 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ngjara ka ndodhur në mbikalimin e që të çon nga Mestre në Marghera, ku autobusi ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra poshtë në shinat e trenit.
Sipas raportimeve autobusi është përfshirë nga flakët e shumta. Në vendngjarje janë forca të shumta të emergjencës. Venencia ka shpallur protokollin e jashtëzakonshëm.