Agjencia Zhurnal.mk.

Trafiku nëpër rrugë të lagështa, vende-vende ka mjegull të dendur

Shkup, 28 dhjetor – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje nëpër rrugë kryesisht të lagështa dhe vende-vende me mjegull të dendur, kumtoi LAMM.

 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në aksin rrugor Shën Nikollë-Milladinovc, 10 km para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së madhe, komunikacioni është rikahëzuar vetëm në njërën korsi në gjatësi prej 150 metra.

Në vend është vendosur sinjalizim adekuat. Pjesëmarrësve të komunikacionit u rekomandojmë vozitje të kujdesshme.

LAMM informon se komunikacioni në aksin rrugor P1402 Strumicë-Mokrino-Smollar te Burimet e Mokrinës është në ndërrperje për shkak të vërshimeve. Ekipet e N.P. Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Related posts

Shoqatat ekologjike kërkojnë që kryetarët ardhshëm të komunave t’i përmbahen parimeve për tranzicion të drejtë

D V

Danillovski kërkon që politika të qëndrojë larg mjekësisë, thotë se çmimet janë të larta për t’u trajtuar

D V

Kovaçevski sot mer mandatin për të formuar Qeveri, i’a dorëzon presidenti Pendarovski

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More