Agjencia Zhurnal.mk.

Toyota Tacoma që përshkoi 2.4 milionë kilometra për 14 vite, pronari i saj tregon se cilat pjesë është dashur t’i ndërrojë

Edhe pse Toyoa Tacoma njihet si një veturë e qëndrueshme dhe shumë cilësore, megjithatë disa pjesë “vitale” duhet të ndërrohen me kalimin e kohës.

 

Një amerikan, kanali i të cilit në YouTube, AutoJeff Revieës, ka prezantuar një Toyota Tacoma, duke pritur para tij në dritën e kuqe të semaforit, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një mjet të njohur në SHBA që prodhohet në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Vëmendje të madhe ka tërhequr një mbishkrim në pjesën e pasme të veturës, ku shkruan se i ka përshkuar mbi 1.5 milion milje apo rreth 2.4 milionë kilometra.

Ky YouTuber i është afruar pronarit të veturës, Mike Nill të cilin e pyeti se për çfarë bëhet fjalë dhe nëse shifra e vendosur në pjesën e pasme është e vërtetë.

Në video, pronari thotë se veturën e ka blerë në nëntor të vitit 2007, dhe prej atëherë çdo ditë i ka përshkuar rreth 800 kilometra për shkak të punës në dy shtetet amerikane – Virginia dhe Karolina e Veriut.

Sipas pronarit, motori i është ndërruar njëherë, pasi i ka përshkuar 1.5 milion kilometra, e në dy milionë kilometra vetura është bërë me ndërrues të ri.

Por pavarësisht që enterieri duket se është vjetërsuar, ajo megjithatë është e pastër dhe gjithçka në vendin e vet. Mike madje thotë që Tacomen do ta heq qafe, pasi gruaja e tij po insiston që ta ndërrojë me një veturë të re

Related posts

Shitën të gjitha Hennessey Venom F5 – një veturë kushtonte 2.1 milionë dollarë

D V

Mësohet se cilat vetura dëmtohen më shumë gjatë aksidenteve

D V

Kjo është A8 e së ardhmes, Audi Grandsphere

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More