Agjencia Zhurnal.mk.

Toyota do të shpenzojë 13.5 miliardë dollarë për zhvillimin e teknologjisë së baterive të automjeteve elektrike – deri në vitin 2030

Toyota Motor Corp ka thënë të martën se pret të shpenzojë më shumë se 13.5 miliardë dollarë deri në vitin 2030 për të zhvilluar bateri dhe sistemin e saj të furnizimit me bateri.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë sipas vëllimit përdor një sërë llojesh të baterive në automjetet e tij dhe konsiderohet gjithashtu nga kryesorët për të prodhuar në masë bateri me gjendje të ngurtë.

Nëse zhvillohen me sukses, ato mund të zëvendësojnë bateritë e lëngshme litium-jon.

“Ne jemi ende në kërkim të materialeve më të mira për t’u përdorur”, ka thënë shefi i teknologjisë i Toyota, Masahiko Maeda në një konferencë për media të martën.

Përpjekjet për prodhimin masiv të baterive me gjendje të ngurtë kanë ngecur pasi ato janë të shtrenjta për t’u prodhuar dhe janë të prirura për plasaritje kur zgjerohen dhe kontraktohen gjatë përdorimit.

Toyota gjithashtu planifikon të përdorë bateri me gjendje të ngurtë në automjetet elektrike hibride siç është Prius.

Related posts

Kia dhe Uber e zyrtarizojnë bashkëpunimin për veturat elektrike me zero emetime

D V

iPhone 14 pritet të vjen në muajin shtator, zbulohen disa prej detajeve

D V

Volvo po teston karikimin e automjeteve elektrike me valë me një kompani taksie në Suedi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More