Agjencia Zhurnal.mk.

Toyota Carolla e re dhe e përditësuar vjen më efikase dhe më e fuqishme

Toyota e ka përditësuar modelin Corolla, tri vjet pas lansimit të parë, me një varg të ri të specifikave, dizajnit dhe përmirësimeve tek ana mekanike.

 

Por çfarë vlen të përmendet është edhe se gjenerate e re e këtyre veturave vjen në versionin hibrid.

Toyota Carolla që nga prezantimi i parë në vitin 1956 e deri tani kur pritet ta dalë në shitje gjenerata e 12 e këtij modeli, ka shitur mbi 50 milionë njësi të veturave në mbarë globin.

Në Britani kjo veturë vije në dy forma, tregojnë nga auto-salloni i certifikuar.

Një model i përafërt me fuoristradat, Toyouta Corolla Cross, do dalë në treg gjatë këtij viti.

Dizajni i rivalit të Vauxhall Astra ka mbetur i paprekur – ndryshime ka tek grila e përparme e veturës, riformim i dritave të mjegullës, dhe dizajn i ri të rrotave.

Bateria e përbërë nga litiumi i jonizuar, për shembull tani peshon rreth 18 kilogramë më pak dhe është më kompakte, ndërsa motori i ri-kalibruar i ofron veturës mundësi më të mirë të kontrollit të hyrjes së ajrit në veturë.

Motori 1.8 litërsh tani prodhon fuqi prej 138 kuaj fuqi, dhe e ul kohën e nevojitur për të arritur shpejtësinë deri në 100 km/h për 1.7 sekonda.

Related posts

Arrijnë fshesat laserike dhe elektromagnetike të xhamave?

D V

Koncepti MG Maze është një veturë elektrike radikale e qytetit e frymëzuar nga video lojërat

D V

Opeli më i vogël po vjen, në shitje nga viti i ardhshëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More