Agjencia Zhurnal.mk.

Toverlani komenton shortin e Kosovës: Na duhet të vendosim për trajnerin, duhet shumë seriozitet dhe disiplinë

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2022-23.

Kosova ndodhet në grupin C2 bashkë me fituesin e takimit Qipro/Estoni dhe me Greqinë e Irlandën e Veriut, shkruan.

Në lidhje me shortin e Kosovës ka folur edhe trajneri i njohur kosovar, Afrim Toverlani, i cili tha se nuk është grup i lehtë dhe na duhet seriozitet dhe disiplinë.

“Një grup i balancuar dhe më i fortë se kur ishim më herët në grupin D. Greqia dhe Irlanda do të duhej të jenë më të vështirat. Nuk po më pëlqen që edhe Qipro mund të jetë aty. Kosoves i duhet më shpejt të vendos për trajnerin. Na duhet më teper seriozitet dhe disiplinë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, tha fillimisht Afrim Toverlani për ‘GazetaBlic Sport’.

“Mendoj që potencial kemi – por duhet një strukturim i ri dhe një motiv siç e kishim para tri viteve. Këto duhet t’i bëjë trajneri i ri”, përfundoi “Toki”.

Related posts

Takim i përfaqësuesve të këshillave lokalë ekonomiko-social dhe Këshillit nacional ekonomiko-social

D V

Me ushtrim simulues shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve në NJTZ të Tetovës

Xh M

Koordinimi i parë i rregullt pas pushimit kolektiv të Kuvendit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More