Agjencia Zhurnal.mk.

Tottenham me ofertë zyrtare për Adama Traoren

Adama Traore pritet të largohet këtë afat kalimtar të janarit nga skuadra aktuale Wolverhampton Wanderers.

 

Sulmuesi anësorë pëlqehet shumë nga Liverpooli, Tottenham Hotspur dhe Barcelona që duan ta transferojnë atë.

Por duket se Tottenham Hotspur është favorite për ta transferuar anësorin spanjoll, pasi tanimë ka bërë një ofertë zyrtare.

Daily Mail ka raportuar se Spurs tanimë kanë ofruar 21,5 milionë euro në adresë të Wolves për t’i fituar shërbimet e spanjollit.

Deri më tani Wolves ende nuk i ka kthyer përgjigje pozitive për këtë ofertë dhe drejtuesit e dy skuadrave po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje.

25-vjeçari këtëedicion ka zhvilluar 21 ndeshje, por që ende nuk ka shënuar ose asistuar në ndonjë gol.

Related posts

Milani gjen Paton e ri në Brazil, gati oferta për talentin brazilian

D V

Atletico Madridi pëson nga Granada, humbja e katërt me radhë

D V

Presidenti Agnelli dhe trajneri Allegri të bindur në qëndrimin e Chiellinit te Juventusi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More