Agjencia Zhurnal.mk.

Topalli zbulon se çfare i tha Berisha në 2013 në zyrë

Jozefina Topalli ka rrëfyer në studion e “Quo Vadis” bisedën me ish-kryeministrin Sali Berisha në 2013-ën, vit kur PD humbi zgjedhjet.

 

“Jo pak herë kam pyetur veten pse heshti Sali Berisha, po në të njëjtën kohë e ka justifikuar me faktin se në zyrën e tij në 2013, ai tha se i ka dhënë fund betejave të tij politike. Kur njeriu thotë këtë, ishte e pandershme që t’i kërkoje Berishës që t’i bënte një luftë që ta bënim në të tjerët. Historia tregoi që pavarësisht që bashkë me kolegë të tjerë u përpoqëm të përcillnim shqetësimin, të ngrinim alarmin, t’i bënim me dije se ka një vijë të kuqe dhe se vazhdimi i mbrojtjes së Bashës është një kosto e madhe për opozitën dhe vendin, por ne nuk ia dolëm që të kemi një ndërgjegjësim kaq të madh.”

Me shpalljen e kandidaturës së Berishës për kreun e PD-së, Topalli pohon se lideri historik i së djathtë po jeton jetën e pestë politike. Sipas saj, “Foltorja” mund të reformojë thellë PD-në.

“Berisha, ndryshe nga gjithë politikanët e tjerë në Shqipëri, në Ballkan e Evropë, po jeton mbase jetën e tij të pestë politike. Është një rast unik, njeriu që përcjell emocione, energji si rrallë kush tjetër, është lider. Tërheq lart. Nëse Basha i zhyt poshtë, e kundërta është me Berishën: ngall besim dhe përcjell emocione duke i bërë shqiptarët të besojnë që ne mund t’ia dalim.”

Related posts

Rama: Mosveprimi i policisë vjen nga korruptimi dhe bashkëpunimi në krim

N E

Berisha tregon pse Basha e mbylli gojën dje në Parlament

D V

Parlamenti voton kreun e AMA/ Armela Krasniqi u zgjodh me 83 vota. BE kërkoi shtyrjen për në shtator

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More