Agjencia Zhurnal.mk.

Tonin: Miqve bullgarë do u themi se anëtarësimi i Maqedonisë në BE është në interes të tyre

Shkup, 27 gusht – Maqedonia e Veriut është mike e Sllovenisë. Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, Sllovenia do të bëjë çka është në forcën e saj të bëheni sa më shpejtë anëtare e plotfuqishme e BE-së. E keni mbështetjen e plotë të Sllovenisë. Do të angazhohemi t’u themi miqve tanë bullgar se edhe në interes të tyre është që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së.

 

Këtë e tha Matej Tonin, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në, në konferencën për shtyp në Ohër me nikoqiren, ministren Radmilla Shekerinska.

“Sot mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë ekziston një lloj partneriteti strategjik e cila do të përfundojë me marrëveshje formale mes shteteve. Jam i sigurt se ky bashkëpunim do të jetë më intensiv. E pres ditën kur do të bëheni anëtare e plotfuqishme e BE-së”, tha Tonin.

Ai e ka përshëndetur vendimin e Shkupit si aleate e NATO-s të marrë pjesë në kontingjentin slloven në Letoni në kuadër të misionit të NATO-s.

“Sot ka qenë një ditë pikëllimi për Afganistanin, të gjithë ato viktima kanë qenë të panevojshme dhe janë rezultat i terrorit. Besoj se nga ajo do të nxjerrim leksion. Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë partnerë të fuqishëm dhe prandaj gëzohem që bashkëpunimin tonë do ta forcojmë. Maqedonia e Veriut do ta pranojë ftesën tonë për të qenë pjesë e kontingjentit slloven në Letoni. Jam i sigurt se pala maqedonase do të jetë e kënaqur nga bashkëpunimi pasi që ai mision mundëson interoperabiliteti të gjerë”, ka thënë Tonin.

Në takim që dy kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes dhe ndihmës për Maqedoninë e Veriut lidhur me përballjen me zjarret.

“Garantojmë se çdoherë kur do t’ju duhemi ne jemi këtu që t’u ndihmojmë. Jam krenar për sistemin tonë të mbrojtjes dhe shpëtimit që viteve të fundit ka shënuar progres. Jemi të gatshëm të dhurojmë teknike që do t’i mundësojnë Maqedonisë së Veriut të përballet me zjarre të ndryshme…”, ka thënë ministri slloven.

Ministri Tonin i cili prej dje qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut në Ohër bashkë me ministren Shekerinska do të udhëtojnë për në Berovë ku do të kenë takim me kryetarin e komunës Zvonko Pekevski.

Ministrja Shekerinska informoi se me Tonin kanë ndarë përvoja për situatën me qytetarët tanë ose personelin ushtarak në Afganistan.

“Maqedonia e Veriut arriti të sillte oficerët dhe ushtarët e saj në shtëpi në kohë. Në qershor, ne njoftuam përfundimin e angazhimit tonë në Afganistan dhe pothuajse të gjithë anëtarët e Ushtrisë, së bashku me ekipin mjekësor që ishte menduar të ishte në Afganistan sipas planeve fillestare deri në shtator, ne arritëm t’i kthenim të gjithë në atdheun e tyre në qershor pa viktima dhe rreziqe”, tha Shekrinska. Shtoi se Qeveria në muajt e fundit ka bërë gjithçka për të siguruar kthimin e sigurt të qytetarëve tanë që punuan atje.

Shekerinska dhe Tonin ndanë vlerësimet e tyre se situata në Afganistan mund të nënkuptojë një valë dhe presion në kufijtë e Evropës, përmes migrimit ilegal, dhe se BE -ja dhe ne, vendet në këtë rajon, do të duhet të forcojmë kapacitetet tona për të garantuar tonat stabilitetin dhe sigurinë e kufijve tanë.

Shekerinska shprehu falënderim për, siç tha, mbështetjen e madhe që Sllovenia mike po na jep për tre dekada. Ai shprehu mirënjohje personale në emër të Qeverisë dhe të gjithë vendit për ndihmën e madhe të dhënë nga Sllovenia dhe ministri Tonin në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë. Ai vuri në dukje se ndihma nga Sllovenia mbërriti gjatë natës, me zjarrfikësit, pajisjet e duhura dhe automjetet e zjarrfikësve që shkuan në Maleshevë

Related posts

Boçvarski: Pres që në pranverë të fillojë ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë

Z H

Sela në takim virtual të organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan

R Zh

Analizë: Qeveria ka rritur pagën mesatare por ende e pamjaftueshme për koston e jetesës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More